E rëndë/ Vritet me armë zjarri brenda shtëpisë 20-vjeçari shqiptar në Itali

0

ITALI- Në provincën e Piacenza, një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende misterioze. I riu vdiq gjatë transportit për në spital pasi u plagos me armë zjarri brenda një shtëpie. Një burrë ndodhej brenda shtëpisë, i cili qëndroi i bllokuar për disa orë para se të dorëzohej dhe t’i hapte derën karabinierëve.

Policia e ka shoqëruar atë në paraburgim, raporton ‘Tgcom’. Në orët e vona të pasdites, ambulanca ndërhyri brenda shtëpisë për të shpëtuar djalin 20-vjeçar, i cili më pas humbi jetën gjatë transportit nga plagët e shkaktuara nga një armë zjarri.

E gjitha ngjarja është ende mister. Pritet që në orët në vijim të mësohet më shumë, rreth identitetit të shqiptarit, personit që u gjet brenda banesës dhe shkaqet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu