Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Griqan, njësia administrative Labinot Fushë, Elbasan.
Ngjarja bëhet e ditur përmes raportimit të qytetarëve në Infoweb Media.
Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe për pasojë është aksidentuar.
Deri më tani raportohet për dëme materiale por dyshohet se ka dhe të plagosur.
Ambulanca ka shkuar menjëherë në vendgjarje.
Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për shkaqet e këtoj aksidenti.
Ky aksident ka shkaktuar trafik të rënduar. (InfowebMedia)