Është mbajtur ditën e sotme seanca e rradhës e Arbër Paplekajt në gjykatën e Elbasanit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Ashtu si herën e kaluar, edhe sot, për shkak se mungonin një pjesë e të pandehurve është shtyrë përsëri seanca.
Sot ishte lajmëruar se do të shikohej eksperimenti hetimor të armës së Paplekaj për të parë se nga cila anë nxjerr gëzhojat arma e tij dhe për të përcaktuar gabimet që eksperti kriminalistikës mund të ketë bërë gjat ekspertimit të vëndit ngjarjes.
Në datë 2 qershor është bërë eksperimenti hetimor dhe sot do shikoheshin rezultatet.
Ekspertiza për armën e Paplekajt për të parë se nga i nxjerr gëzhojat është bërë në dat 2 qershor në labratorin kriminalistik në Tiranë dhe sot u është dorëzuar CD me eksperimentin por është thyer gjatë transportit për në gjykatë çka ka bërë që gjykata të kërkoj CD tjetër të eksperimentit