Kredi në lekë apo në euro? Ja cila i leverdis shqiptarëve në këto momente

0

TIRANË- Për të parën herë në vitet e fundit, kreditë në lekë po bëhen më të leverdishme se ato në euro. Sipas ekspertëve, më e leverdisshme ishte që kredia të merrej nga klientët në monedhën që kanë të ardhurat, kjo për të shmangur rrezikun e luhatjes së kursit të këmbimit.

“Kjo për shkak se të gjitha kreditë që jepen në Shqipëri kanë një komponent variabël, një “benchmark” që për kreditë në lek është bono thesari, ndërsa për ato në euro është Euribori”, ka deklaruar pedagogu i ekonomisë, Eugen Musta, për “A2 CNN”.

Qasja më e butë e Bankës së Shqipërisë po ul normat e interesit të bonove të thesarit 12-mujore, duke i çuar ato në 3.44%, niveli më i ulët i këtij viti. Nga ana tjetër, politika monetare më shtrënguese e Bankës Qendrore Europiane ka rritur në 3.98% Euriborin 12-mujor, duke regjistruar kështu nivelin më të lartë këtë vit.

Eugen Musta shprehet: “Por, këtu përsëri duhet të kemi një projeksion afatgjatë, pasi kreditë që merren janë afatgjatë, 20 apo 25-vjeçare dhe gjërat ndryshojnë me kohën”.

Kredia më e lirë në lek se në euro pritet të jetë e përkohshme. Sipas edhe paralajmërimeve të Guvernatorit Sejko, Banka e Shqipërisë mund të rrisë normën bazë të interesit në gjysmën e dytë të vitit, për shkak të presioneve të forta inflacioniste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu