Vera shtrenjton çmimet e banesave në Elbasan:Familjet detyrohen të jetojnë me qera

0

 

Agjensitë imobiliare në Elbasan flasin për një rritje të çmimit të banesave me rreth 20-25% më shumë sesa viti i kaluar. Shpëtim Basha agjent imobiliar pohon se rritja e çmimit të banesave dhe pamundësia për ti blerë ato po i shndërron në objekte stok. Nga ana tjetër thotë ai kjo po i detyron shumë familje të kërkojnë banesa me qera ndonëse dhe çmimi i këtyre të fundit është rritur ndjeshëm. Agjenti imobiliar shton se për një qytet me të ardhura të ulëta ekonomike sikundër është Elbasani cmimet e banesave janë të papërballueshme.

Sot do të duhet të punosh një jetë të tërë për të blerë një banesë. Më së shumti ata që kanë mundësi të blejnë një shtëpi janë emigrantët, ndërsa të tjerët në pamundësi për ta blerë do tu duhet të jetojnë me qera. Një fakt të tillë e konfirmojnë edhe vetë qytetarët në Elbasan.

Shumica e të rinjve shqiptarë jetojnë me prindërit edhe pasi kanë mbushur të 18-tat.
Një raport i Eurostat para pak ditësh nxorri në pah se vendi ynë është në krye të vendeve të Ballkanit për numrin më të lartë të të rinjve që jetojnë në një banesë me prindërit, motrat dhe vëllezërit edhe në rastet kur nuk kanë një dhomë personale, dhe kjo në shumicën e rasteve për arsye ekonomike.

InfoWebMedia/Entela Duka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu