Mbrëmjen e së enjtes, rrebeshet e shiut mbushën disa nga rrugët dhe kryqëzimet rrugore me ujë duke sjellë probleme dhe në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në Durrës.
Situata duket problematike në zonën pranë stadiumit, te stacioni i zjarrfikësve, në lagjen 1, si dhe lagje të tjera më në periferi të qytetit bregdetar.
Nga pamjet shihet se si rrugët dhe trotuaret janë bërë pothuajse të pakalueshme, teksa vështirësi kanë hasur edhe automjetet.