Largimi i Ardian Çelës nga OSHEE, kush është drejtori i ri në krye të institucionit, i besuar i Ballukut

0

Enea Karakaçi është drejtuesi i ri i OSHEE-së, pasi Ardian Çelës i ka përfunduar mandati në krye të institucionit më të rëndësishëm të energjisë.

Karakaçi ka qenë më herët Drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit të Energjisë dhe Industrisë pranë Ministrisë së Energjisë.

Ai duket se është një nga njerëzit më të besuar të ministres Belinda Balluku.

Karakaçi ka përvojë të gjatë në sektorin e energjisë.

Ai ka qenë Jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012.

Në 2013 nga ERE transferohet te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Fillimisht ishte specialist në ministri dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri.

Së fundmi ishte anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE group.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu