VIDEO/Me not nga Otranto drejt Vlorës, 35 vjeçarja shqiptare nis sfidën

0

Shqiptaro-australianja, Eva Buzo këtë të enjte është nisur për të përshkruar distancën nga Otranto në drejtim të Vlorës me not.Mësohet  se nisja e saj është bërë mëngjesin e sotëm dhe tashmë pritet për të parë dhe mbërritjen e saj në bregdetin tonë.Në një intervistë të dhënë një javë më parë për median 35 vjeçarja është shprehur se kjo është një sfidë e ndërmarrë për herë të parë dhe distance që do të përshkruhet është 91 km.

Buzo ndër të tjera ka theksuar se kjo është një sfidë për të përmbyllur dëshirën e saj që të mbërrijë në bregdetin shqiptar dhe të pritet me përshëndetje nga familjarët që ajo ka këtu.Gjithashtu në lidhje me këtë sfidë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili përmes një video në rrjetin social Facebook shkruan se ka nisur sfida e Eva Buzos.

“*Sot 35 vjeçarja Eva Buzo duke notuar nga Otranto për në Vlorë”, shkruan Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu