Tragjike në Peqin/ E zë zetori poshtë , humb jetën 20-të vjeçari

0

Një ngjarje tragjike është regjistruar një natë më parë në Peqin, ku një i ri vetëm 20-të vjeç ka humbur jetën, teksa e ka zënë poshtë zetori me të cilin po punonte tokën. I riu me iniciale D.H, rezulton banues në fshatin Çengelaj. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima në një moment ka humbur kontrollin e mjetit dhe pasi ky i fundit është përmbysur e ka zënë atë poshtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje. Grupi Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ndërsa në pyetje janë marrë familjarë dhe të afërm të viktimës. Deri më tani nuk ka të dhëna nëse 20-të vjeçari posedonte apo jo leje drejtimi dhe nëse më herët e kishte pluguar tokën me mjetin bujqësor.

Njoftimi i Policisë

Peqin/Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çengelaj, Peqin, shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Peqin, duke punuar tokën, me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur. Për pasojë, 20-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Infoweb Media!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu