RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë ka kërkuar nga vendet perëndimore që të mos e shfrytëzojnë rebelimin e grupit mercenar Wagner për të arritur qëllimet e tyre rusofobike.
“Përpjekje të tilla janë të kota dhe nuk do të gjejnë përgjigje as në Rusi dhe as në mesin e forcave të ndjeshme politike jashtë vendit”, ka shkruar MPJ ruse.
Në Twitter, MPJ ruse ka shpërndarë një postim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, e cila deklaronte mbështetjen e saj për Rusinë dhe e quajti luftën në Ukrainë një betejë për të ardhmen e botës sllave.
“Ne nuk mund të qëndrojmë të anashkaluar nga ngjarjet që ndodhin në jug të Rusisë”, thuhet në postim.
Çfarë po ndodh në Rusi ?
Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesëve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga ëagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim