LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet ish-kryebashkiaku Safet Gjici

0

Ish-kryebashkikau i Kukësit Safet Gjici është arrestuar ditën e sotme nën akuzë për korrupsion.

Burime të Anila Hoxhës thonë se për të kishte masë sigurie nga gjykata e Posaçme për korrupsion. Mësohet se ai është arrestuar në lokalin poshtë shtëpisë së tij.

Pak ditë më parë ai dha dorëheqjen, pasi u përfshi në një skandal seksual, video e të cilit u përhap në rrjetet sociale.

Pikërisht në këtë video, fillimisht shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, e më pas duke biseduar me vajzën, me të cilën kryen marrëdhënie, për një tender për qentë e rrugëve dhe autorizon nënkryetarin e bashkisë të lidhë marrëveshje me të nën emrin e Bashkisë së Kukësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu