Pas Safet Gjicit, arrestohet edhe gruaja në video-skandal, Alma K

0

TIRANË- Alma K, gruaja në video-skandalin e Safet Gjicit është arrestuar dhe lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Mësohet se Alma K është ndaluar ditën e sotme në Shkodër dhe është lënë në arrest shtëpie. Alma K akuzohet për korrupsion aktiv, ndërkohë që Gjici, i cili u arrestua pak më para saj, akuzohet për korrupsion pasiv.

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit Safet Gjici u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashki. Në videon e publikuar të skandalit seksual, Gjici u dëgjua teksa i premtoi një tender për vaksinimin e qenëve në Kukës, Alma K. vajzës me të cilën po kryebte marrëdhënie seksuale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu