Babë e bir bëjnë për spital 54-vjeçarin në Delvinë, procedohen penalisht

0

Shtetasi me inicialet B.A 44 vjeç së bashku me të birin me inicialet E.A 17 vjeç janë proceduar penalisht, pasi kanë goditur me sende të forta 54-vjeçarin me inicialet K.Dh banues në Gjirokastër.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur 54-vjeçarin pas një konflikti, i cili është shtruar në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Konflikti mes palëve kishte nisur nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu