Ky është 22-vjeçari që humbi jetën teksa ndihmonte babain

0

I riu që shihni në foto është 22-vjeçari, i cili humbi jetën aksidentalisht në Konispol teksa ishte duke punuar me babain e tij.

Kristi Doda 22 vjeç ka qenë duke ngarkuar bashkë me të atin e tij, mjetin e tyre me stiva bari. Aksidentalisht, i riu ka rënë nga lartësia e stivës së barit ku ai ndodhej dhe për rrjedhojë është dëmtuar rëndë.

Menjëherë është transportuar në Spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë. Kristi Doda ishte njeri prej katër fëmijëve të Gjon Dodës, njëherësh edhe ndihma me e madhe e babait të vet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu