Aksident i rëndë, mjeti del nga rruga, një i plagosur në gjendje kritike

0

Aksident i rëndë në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Zotilan.

Paraprakisht mësohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj.

Raportohet për një të plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore, të cilin po e transportojnë në spitalin e Korçës.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu