Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Prokuroria jep pretencën, kerkon 25 vite burg për Arbër Paplekajn

0

Është mbajtur sot seanca ndaj Arbër Paplekaj. Prokuroria ka dhënë konkluzionet për ngjarjen ku u vra Pjerin Xhuvani në Elbasan. Ndërkohë bëhet me dije se Prokuroria ka dhënë pretencën, ndërsa kërkon 25 vite burg për Arbër Paplekajn.

Ndërkohë për dy ish-nëndrejtorët u kërkua 2 vite shërbim prove dhe 8 muaj shërbim prove për punonjësit e policisë.

Kujtojmë se Pjerin Xhuvani u vra 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, një eksponent i fuqishëm lokal i lidhur me Partinë Socialiste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu