Avokati zbulon arsyen e fortë: Pse Bill Klinton shkon vetëm në Tiranë dhe jo në Prishtinë

0

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë se Bill Klinton do të vijë në Tiranë më 4 korrik për të dhënë një mesazh për Kosovën, por nuk do të jetë në Prishtinë sepse kryeqyteti i Shqipërisë shihet si më i vlerësuari nga aleatët perëndimorë.

Sipas Spahiut, Tirana në sytë e ndërkombëtarëve ka ditur të ruajë balamcat në kohën e krizave rajonale.

“Ajo çfarë është e veçantë në gjithë vizitën e Klinton është që shfaqet për herë të parë pas një krize në çështjen shqiptare dhe krizë që lidhet me sovranitetin e veriut të Kosovës, shfaqet njeriu që në Kosovë njihet si Ismail Qemali i shqiptarëve, por për pavarësinë e shtetit të dytë të shqiptarëve , të Kosovës,” – u shpreh juristi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu