Vajza e Jozefina Topallit, Megi ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj disa vjeçare. Megi dhe Angji Serreqi janë martuar në Shkodër dhe dasma është zhvilluar në Shirokë buzë liqenit.
Por njerëzve nuk i kanë shpëtuar komentet e ish shokëve të Luizit. Meridiani, Joni dhe Mario i kanë uruar jetë të lumtur Megit në postin e saj me fustanin e nusërisë. Madje Mario ka qenë i futar në dasmë dhe ka postuar foto me nusen.
Martohet vajza e Jozefina Topallit, veprimi i ish-shokëve të Luizit
Duket se pavarësisht prishjes së miqësisë me Luizin, djemtë ruajnë kontakte me ish partneren e tij, Megin.
Joni: U plakshi bashke e Zoti ju ruajt dy engjëjt.
Meridiani: Vetëm lumturi e gëzime paci cdo dite te jetes Meg.
Martohet vajza e Jozefina Topallit, veprimi i ish-shokëve të Luizit
Kujtojmë se Megi dhe Luizi kanë patur një lidhje 10 vjeçare për të cilën këngëtari ka folur disa herë edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP.