LAJM I FUNDIT/ Atentati në Fushë Krujë, policia shoqëron 3 persona. Dyshohet se kanë dijeni për vrasjen e Sinos dhe plagosjen e dy të miturve

0

3 persona janë shoqëruar nga policia pas atentatit të ndodhur pas mesnatës së të hënës në Larushk, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino, dhe të plagosur dy djemtë e mitur të Gentian Bejtjes, 8 dhe 13 vjeç. Pikërisht Bejtja dyshohet se ka qenë dhe shënjestër e atentatit mafioz nga ana e autorëve.

Burime bëjnë me dije se personat e shoqëruar mund të kenë dijeni në lidhje me atentatin, ndërkohë që policia ka ushtruar kontroll dhe në banesat e tyre, për të gjetur ndonjë lidhje të mundshme me krimin.

Njoftimi i policisë:  

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se:

Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S., 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).

Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu