Pas sinjalizimeve se Aleksandër Laho i njohur ndryshe me nofkën “Rrumi” ndodhej në banesë, policia e Durrësit ka zhvilluar sot kontrolle në shtëpinë e tij.
Laho është në kërkim dhe ndaj tij ka dy urdhër-arreste, një nga Prokuroria e Durrësit dhe një nga SPAK. Ndërkohë theksohet se është shoqëruar i vëllai, Vullnet Muharremi, por më pas është lënë i lirë. Sakaq gjatë aksionit është kapur një person me armë pa leje dhe është arrestuar.