Studjuesi i njohur Elmaz Fida në mbështetje të kandidaturës së Ali Hallaçi: Vetëm kandidatura e Aliu-t do të vinte në vend dinjitetin e qytetarëve të Kukësit!

0

 

Teksa ish-kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici, ka përfunduar në pranga dhe vijon përballjen me drejtësinë pas videoskandali seksual në zyrë, Partia Socialiste nuk humb kohë. Në selinë rozë kanë filluar përpjekjet për të gjetur një figurë të re e dinjitoze që do të përfaqësonte  të parin e qytetit verilindor. Një ndër emrat më të lakuar dhe më potencial konsiderohet ai i prefektit Ali Hallaçi, i cili gëzon respekt dhe reputacion në komunitetin lokal dhe jo vetëm. Kanë qënë të shumtë personalitetet dhe njerëz të thjeshtë të cilët këto ditë kanë shprehur mbështetjen e tyre për kandidaturën e Ali Hallaçi.Ata nuk ngurrojnë të evidentojnë disa nga cilësitë e tij si etikën, dedikimin, dinjitetin, moralin, intelektin, humanizmin.Ai mbetet një njeri i thjeshtë, por që e lartësojnë pikërisht këto virtyte.Në mbështetje të Z.Hallaçi është shprehur në rrjetin e tij social facebook edhe studjuesi i njohur Elmaz Fida. Teksa bën një paralelizëm me një rrëfim të moçëm ku vetë udhëheqësi pyet të pranishmit mbi cilësitë që duhet të ketë një drejtues , Z.Fida kujdeset të lartësojë figurën e pastër dhe të respektuar të kandidatit Hallaçi. Në vijim ai thotë se do të ishte në nderin e qytetit të Kukësit  që të zgjidhte Aliun si kandidat në zgjedhjet e ardhshme të bashkisë Kukës, për vlerat që përfaqëson, por dhe për të vënë në vend edhe dinjitetin e qytetarëve të respektuar të Kukësit.

Postimi i plotë i studjuesit Elmaz Fida:

“Një herë, një udhëheqës qëndronte në kuvendin e tij të mbushur me oborrtarë dhe këshilltarë. Në një çast, i pyeti të pranishmit:”Çfarë do duhet të ketë një qeveri që të garantojë një jetë të mirë për qytetarët?”

Disa përgjigjeshin “Duhet të ketë sa më shumë flori” disa theksonin rëndësinë e një ushtrie të fortë, të tjerë mendonin se drejtësia ishte thelbi i një shteti të suksesshëm etj…

Pasi i dëgjo të gjithë, udhëheqësi tha:”Një shteti i duhet të ketë një dhomë me burra si filani e filani, falë të cilëve do të mbushen thesaret e shtetit me flori, do të ndërtohet një ushtri e fortë dhe do të vendoset drejtësia.

Miku im Ali Hallaçi ka mbi një vit që është prefekt i qarkut Kukës. Si para dhe gjatë këtij viti, ai ka qenë dhe mbetet shembulli i njeriut të përkushtuar ndaj familjes, punës, drejtësisë, miqësisë, atdheut …

Do të ishte në nderin e qytetit Kukës në radhë të parë por dhe në nderin e qeverisë, që të zgjidhte Aliun si kandidat në zgjedhjet e ardhshme të bashkisë Kukës, për asgjë tjetër përveçse për vlerat që përfaqëson. Vetëm kështu do vihej disi në vend edhe dinjiteti i qytetarëve të respektuar të Kukësit”.

Me përfundimin e studimeve jashtë vendit, në 22 vite karrierë, Ali Hallaçi  i ka shërbyer me devotshmëri komunitetit. Hallaçi ka qenë myfti i Kukësit në vitet 2001-2010, ndërsa nga maji i vitit 2022 mban postin e prefektit.

InfoWeb Media!

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu