Kryeministri Edi Rama do të flasë për votimin që u bë në Kuvendin e Shqipërisë për Arben Ahmetajn, në orën 18:30. Kjo u bë e ditur nga vetë ai përmes një reagimi në ‘Tëitter’.
‘Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend’- tha Rama.
Vetë kryeministri dha votën pro për kërkesën e SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Arben Ahmetajt. Me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim u votua pro kërkesës së SPAK.
Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka abstenuan.