TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë duart ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, duke deklaruar se me të do të merret drejtësia. Në një Live në Facebook, Rama ka deklaruar se Ahmetajn e ka pasur bashkëpunëtor shumë të afërt, ndërkohë që ka deklaruar se vendimi i takin drejtësisë të thotë nëse është fajtor apo jo.
“Ndryshe nga të gjitha historitë e tjera kjo histori është e vështirë që të trajtohet si sukses sepse bëhet fjalë për njerëz që ndodh që t’u kesh njohur familjarët, përkëdhelur fëmijët. Arben Ahmetaj nuk është njeri i panjohur apo dhe njeri i largët për mua. Nuk më takon të them nëse është fajtor apo i pafajshëm, ndryshe nga disa vitë më parë ishte një rast kur e bllokuam. Në këtë rast kishte një dosje, këtu mbyllet çdo koment i imi për rastin konkret. Tani është në dorën e drejtësisë për të marrë një vendim, është dosje fajësie apo pafajësie. Kjo që kam zgjedhur dhe ne kemi zgjedhur është një rrugë e përbashkët,” tha Rama.