Elbasani, projekti i ringritjes

0

Me objektivin Superligë, Elbasani kërkon të rikthehet sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar. Skuadra ka nisur përgatitjet për sezonin e ri ku me grupin janë bashkuar dhe përforcimet më të fundit. Drejtuesit kanë vetëm një objektiv, të rikthejnë dhe një herë lavdinë e disa viteve më parë kur tifozët verdhëblu gëzonin çdo sukses të skuadrës. Një mision i vështirë, por jo i pamundur!

Ndryshimet në klub kanë nisur që nga pankina aty ku drejtuesit menduan për një emër të dashur dhe të njohur në futbollin shqiptar si Nevil Dede. Ai ka dalë kampion me Elbasanin në vitin 2006, ndera sot i është besuar stoli verdhëblu për ta udhëhequr ai skuadrën drejt suksesit.

Të gjithë tifozët presin shumë nga përforcimet e kësaj merkato. Ata janë emra të njohur në futbollin shqiptar pasi pjesa më e madhe prej tyre kanë luajtur në Superiore. Për disa transferimi në këtë klub ishte një surprizë por projekti serioz që iu prezantua që në fillim nga presidenca vështirë se mund ta refuzonin.

Një kapiten i mirë nuk e lë kurrë skuadrën në baltë, si në momente të mira ashtu dhe të vështira.  Orgest Gava që mbajti shiritin e kapitenit dhe kur ekipi luante në Kategorinë e dytë, edhe këtë sezon do të qëndrojë në Elbasan me objektivin për ta rikthyer skuadrën në maja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu