Qeveria miraton kredinë studentore: Kushtet për aplikantët, kur do të bëhet shlyerja e kësteve

0

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar dhënia e kredive për studentët, që nuk kanë mundësi financiare që të përballojnë arsimin e lartë. Kredia do të jetë e vlefshme qoftë për studentët e arsimit bachelor, qoftë për ata të masterit.

Evis Kushi: Kredia studentore, çdo student që ka shtetësi dje vendbanim në Shqipëri, ka tëdrejtë të aplikojë për kredi studimi, që janë edhe kostot e jetesës. Do të financohet vetëm një program studimi, ose për bachelor ose për master, institucioni që do të rendojë punën me Bankat e Nivelit të dytë do të jetë…

Kredia do të jepet me dy këste, pasi të kemi marrë konfirmimin nga Universiteti që tarifa është paguar dhe studenti dhe ai ndjek studimet rregullisht. Shlyerja e kredive për bachelor duhet të nisë pas 3 vitesh, shlyerja e kredive për master bëhet 2 vite pas përfundimit të studimeve.

Sa i takon kritereve të renditjes, ka një listë prioritare, sa më e vogël është shuma aq më e lehtë do të jetë marrja e kredisë,edhe rezultatet e studentëve do të jenë një avantazh për marrjen e kredisë. Studenti mund të aplikojë qoftë në vitin e parë, qoftë në vitet e mëpasshme për kredi. Kjo është një kredi pa kolateral.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu