- Këshilli i Ministrave liroi sot nga detyra prefektin e Kukësit, Ali Hallaçi.
Ali Hallaçi do të jetë kondidati i PS për zgjedhjet që do zhvillohen në bashkinë e Kukësit.
Në fakt zgjedhja e tij nuk ishte kaq e rastësishme.
Ali Hallaçi gëzon një mbështetje të gjërë në qarkun e Kukësit dhe veçanërisht në bashkinë e Kukësit.
Më herët Infoweb Media publikoi një shkrim ku evidentoheshin vlerësimet e larta që jepnin qytetarët dhe institucionet për Ali Hallaçin.
Në 22 vite karrierë në shërbim të komunitetit, banorët e Kukësit vlerësojnë te Ali Hallaçi etikën, dedikimin, dinjitetin, moralin, intelektin, humanizmin, karakterin e pastër e mjaft virtyte të tjera.
Dhe me këtë figurë mjaft të dashur duket se Partia Socialiste ka bërë ‘bingo’ duke zgjedhur personin e duhur si kandidat për bashkinë.
Ja dhe vendimi për lirimin e tij nga detyra:
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: 1. Z. Ali Hallaçi, prefekt i Qarkut Kukës, lirohet nga kjo detyrë. 2. Z. Albert Halilaj emërohet prefekt i Qarkut Kukës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Infoweb Media