Videot e patransmetuara nga përballja Kushit me studentët: S’ju pyesim fare

0

Një student i mjekësisë i ka vënë në dispozicion emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, një video nga takimi i tyre me ministren e Arsimit, Evis Kushi.

Pamjet filmike tregojnë çfarë nuk u transmetua nga takimi ku thuhej se studentët ranë dakord me projektligjin.

Një studente dëgjohet teksa thotë se presin përmirësim të kushteve të studimit, të punës dhe rritje të pagave.

“Ju garantoj se shumica e studentëve nuk largohen sepse jashtë shtetit ka kafe, sheshe dhe rrugica më të bukura, por prej kushteve,” – u shpreh një student tjetër.

“Nëse ju nuk bini dakord, ne e marrim këtë vendim dhe nuk ju pyesim fare,” – iu kthye Kushi studentëve në auditorin ku po mbahej takimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu