Nuk pati takim trepalësh në Bruksel, Rama: Rajoni nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund Kosovë-Serbi

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi në Bruksel nuk pati një takim të përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama i bën thirrje BE-së që të veprojë për të garantuar zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Nga ana tjetër, Rama nuk ka gjetur kohën të jetë në Kuvend dhe të japë llogari për aferën e inceneratorëve.

Reagimi i Ramës:

BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë.

Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendase është i mjegulluar, të bëhet një Donbas i Vogël nga kryengritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të!

Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu