Eksperti i krminialistikës Ervin Karamuço ka folur ditën e sotme në lidhje me vrajsen që tronditit ditën e djehsme Lezhën , ku viktimë mbeti Nikolin Lekstakaj.
I ftuar në “Zona Zero”, Karamuço tha se ende nuk është i bindur nëse kjo vrasje është kryer për hakmarrje dhe sipas tij, policia duhet të ketë kujdes me dhënien e motiveve, pasi rrezikon të nxehë gjakrat mes fiseve edhe më shumë.
Ai tha se fillimisht duhet hetuar nëse ky person ka pasur konflikte të tjera me persona të tjerë, a ka qenë përfshirë në ngjarje të tjera dhe më pas të dilet në përfundim nëse kjo vrasje është bërë për hakmarrje apo jo.
“Mesa jam i informuar, kjo sagë është tanimë diku te 7-8 persona që kanë humbur jetën. Unë nuk jam i bindur që mund të jetë atentat për hakmarrje.
Policia nuk duhet të nxitojë, sepse duke thënë për motive gjakmarrje rrezikon të nxehë gjakrat.
Duhet para a ka pasur konflikte të tjera ky person. Ka shumë arsye komplekse që duhen hetuar për të dalë në përfundimin nëse kjo vrasje është bërë për hakmarrje apo jo” tha eksperti.