Durrës- Ndërron jetë 68-vjeçari në Durrës
Rreth orës 19:20, në Porto Romano, Durrës, shtetasi H. D., 68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore.
Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar për në Spital por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.