Aksident në Korçë, lëndohet një person

0

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në Korçë.

Sipas informacioneve mësohet se aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit, ku dy mjete janë përplasur me njëri tjetrin.

Si pasojë e përplasjes një nga drejtuesit është dërguar me ambulancë në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i triçiklit ka marrë dëmtime në fytyrë, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu