Aksident i rëndë në Lezhë, motori përplas dy këmbësorë, dërgohen me urgjencë në spital

0

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Rrile-Talë, në Lezhë.

Mësohet se një motor ka përplasur dy këmbësorë, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e Lezhës.

Burime bëjnë me dije se të lënduarit janë jashtë rrezikut.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu