ZVICËR- Një tornado e fuqishme ka ndodhur në Zvicër në vendin e quajtur La Chaux-De-Fonds, ku për pasojë 1 person ka humbur jetën dhe disa të tjera kanë mbetur të plagosur. Dëmet materiale në shtëpi apo ambiente publike janë të pallogaritshme, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje ndaj qytetarëve që të kufizojnë në daljen në ambiente ku ka dëmtime, si për shembull në vendet ku janë rrëzuar pemë apo ndërtesa gjysmë të shkatërruara, shkruajnë mediat e huaja.
Automjetet u shkatërruan plotësisht, çatitë u hoqën nga shtëpitë dhe pemët u shkulën. Për shkak të motit të keq, në zonë ka probleme edhe me linjat e trenave.
Severe thunderstorms in Switzerland, a gust of 125 mph was recorded in the city of La Chaux-de-Fonds.pic.twitter.com/5amYWeVGtI
— Met4Cast (@Met4CastUK) July 24, 2023