Greqia në flakë, ambasada shqiptare në Athinë: Jemi në kontakt me familjet shqiptare në zonat e prekura

0

GREQI- Ambasada shqiptare në Athinë ka ofruar ndihmë për shtetasit shqiptarë dhe banorët e tjerë vendas të cilët janë në rrezik si pasojë e zjarreve masive në Rodos dhe disa zona greke. Në një postimi në rrjete sociale, Ambasada shkruan se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet për të ndihmuar në evakuuimin e banorëve të rrezikuar nga zjarret masive.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë:

Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile , në numrat e telefonit

➡️ 0030-213 1510903
➡️ 0030-213 1510953;

Njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit

➡️ 0030-210 3681730
➡️ 0030-210 3681259
➡️ 0030-210 3681350;

Ambasadën në Athinë në numrin e emergjencave 0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve dhe në adresën e email-it [email protected].

Në solidaritet me Greqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

Evakuimi i dy fshatrave të tjerë të Rodosit, Malonas dhe Massaris, u njoftua më herët nga Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, duke qenë se në afërsi të dy fshatrave ka rigjallërim të një fronti zjarri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu