PERU- Një sëmundje misterioze që shkakton paralizë ka infektuar mbi 231 njerëz dhe ka vrarë katër që nga fillimi i vitit në Peru, duke bërë që zyrtarët të shpallin një emergjencë kombëtare shëndetësore, raporton Dailymail.
44 nga 130 rastet e raportuara midis 10 qershorit dhe 15 korrikut u konfirmuan se ishin GBS, ndërsa pjesa tjetër janë GBS ‘të dyshuara’. Ka pasur gjithashtu katër vdekje të lidhura me GBS këtë vit. Sëmundja dyshohet se është shkaktuar nga uji i ndotur i rubinetit.
Sindroma Guillain-Barré (GBS) është një gjendje e rrallë që bën sistemin imunitar të një personi të sulmojë nervat periferikë, duke rezultuar në dobësi të muskujve, humbje të ndjeshmërisë në gjymtyrë dhe probleme me gëlltitjen ose frymëmarrjen.
OBSH tha: “Deri më sot, shkaku i mundshëm i incidencës së papritur të GBS mbetet nën hetim. OBSH këshillon Shtetet Anëtare të mbajnë monitorimin e vazhdueshëm çrregullimet neurologjike, veçanërisht GBS… Duke vëzhguar dhe gjurmuar nga afër këto kushte, vendet mund t’i përgjigjen në mënyrë efektive çdo ndryshimi.”
Sindroma është fatale në rreth tre përqind të rasteve.