Konflikt në një familje në Tushemisht, 50-vjeçari godet me thikë vëllain e tij

0

Një konflikt mes vëllezërve ka agravuar deri në përdorimin e thikës.

50-vjeçari, Denis Harizi ka dëmtuar me thikë vëllanë e tij 44-vjeçarin Agim Harizi, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën.

Pas kreu aktin kriminal, 50-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po vijon punën për kapjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Tushemisht të Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu