Zbardhet skema/ Goditet grupi që vidhte banesat në Tiranë, arrestohet 45-vjeçari

0

Janë zbardhur dhe dokumentuar me prova 14 raste vjedhjesh në kryeqytet.

Policia thotë se ka vënë në pranga një person, ndërsa një tjetër e ka shpallur në kërkim.

Ky i fundit rezulton i dënuar edhe më parë në Gjermani, për të njëtën vepër penale.

Ata dyshohen se me anë të çelësave të klonuar vidhnin nëpër banesat e kryeqytetit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar çelësa të ndryshëm, pajisje alumini që shërbejnë për veshjen e çelësave, dy aparate celulare, një bajonetë, një dorezë grushti, veshje si dhe dy automjete, që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu