“Hej Bismillah! Bismillah”/ Rikthehet paniku në Turqi, goditet nga tërmeti i fortë (VIDEO)

0

Një tërmet me magnitudë 5 i shkallës Rihter ka goditur provincën e Konyas në Turqinë qendrore, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit (AFAD).

Sipas sizmologëve, epiqendra e tërmetit të regjistruar pak pas orës 18, ka qenë në një thellësi prej 7.2 kilometrash, epiqendra ndodhet në rajonin e Selçuklusë.

Nga ana tjetër, sizmologët në Observatorin Kandilli vlerësuan magnitudën 5.1 të shkallës Rihter.

Banorët e Konias janë alarmuar dhe kanë dalë në rrugë, por sipas raportimeve të para nuk ka dëme serioze apo humbje jetësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu