“Jo të gjithë shqiptarët vdesin në burgje”, Berisha publikon foton e Saimir Tahirit dhe Safet Bajrit

0

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka ndarë një foto në Facebook, ku shihet ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kur ka qenë në burg. Në foto Tahiri shfaqet krah Klement Balilit, Safet Bajri dhe një person tjetër, të cilët janë duke ngrënë.

Berisha shprehet se këta persona kanë privilegjin të bëjnë turizëm edhe në burg, ndërsa thekson se në qeli vdesin ata që janë arrestuar për lekët e dritave.

Ish-kryeministri thekson se këta persona, ngrenë dolli për ‘kapon e tyre’, që siç shkruan ai i bëri sheikët e vendit më të varfër në Evropë.

Postimi i Berishës
Jo të gjithë shqiptarët vdesin nëpër burgjet e Edi Ramës, vdesin ata që janë aty për lekët e dritave por jo ata që janë aty si hajdutë e trafikantë.
Këta të fundit kanë privilegjin të bëjnë turizëm në burg, në kavalishencën e tyre qeveritare, madje edhe të ngrenë dolli shëndeti për kapon e tyre, që i bëri sheikët e vendit më të varfër në Europë.
Në foto, Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri gëzojnë privilegjet e partisë. sb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu