TIRANË- Një protestë do të mbahet ditën e sotme në Tiranë kundër arrestimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj. Mësohet se protesta është e thirrur nga grupi “Krahu i Shqiponjës” do të mbahet para kryeministrisë dhe më pas te shehi Skënderbej.
Protesta do të nisë në orën 16:00 dhe do të kërkojë lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së dhe mos-ekstradimin e tij drejt Hagës. Mbi Goxhajn rëndojnë dy akuza: “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”.
Arrestimi i Goxhajt është bërë disa ditë më parë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë. Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri. Avokati i tij ka deklaruar se Goxhaj është arrestuar me urdhër të Serbisë.





