Del videoja/ Inxhinieri nga Vlora vdiq nga goditjet me grushta. Meshau sulmoi i pari (Kujdes! Pamje të rënda)

0

VLORË- Dalin pamjet e rënda të vrasjes së Armando Meshaut, dje në Vlorë. “BoldNews” ka publikuar pamjet e vrasjes së regjistruar mesditën e djeshme, rreth orës 11:45, në ambientet e një kancelarie në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë, ku humbi jetën 55-vjeçari, i cili u qëllua me grusht nga Rei Meta.

Siç shihet dhe nga pamjet, Armand Meshau ndodhet i ulur para një kompjuteri në momentin kur nis debati me autorin 33-vjeçar, Rei Meta. Në një moment Armando Meshau çohet dhe godet me grusht Rei Metën. Më pas, ky i fundit e godet disa herë rresht me grushte në fytyrë dhe pas koke, goditje që kanë rezultuar fatale për 55-vjeçare.

Fillimisht, Meshau bie në karrike dhe duket që e ka të vështirë të mbajë kokën lart, derisa në një moment “këputet” dhe bie në kokë. Një djalë i afrohet t’i japë ndihmë, por viktima ka ndërruar jetë në vend për shkak të goditjeve. Pas ngjarjes, autori u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap po dje. Gjatë rrëfimit të tij në Komisariatin e Vlorës, Rei Meta ka thënë para policisë, se shkak për sherrin është bërë një shumë parash, që Armando Meshau ia kishte për të dhënë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu