Përmbyset makina në aksin Elbasan- Librazhd/Drejtuesi i mjetit humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në spital

0

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, automjeti tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Librazhd, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. S., është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu