“Apokalipsi” i zjarreve në Hawaii, guvernatori: Gjejmë 20 trupa të djegur çdo ditë

0

Guvernatori i Hawaii-t, Josh Green deklaroi se ekipet e shpëtimit mund të gjejnë 10 deri në 20 viktima në ditë, si pasojë e zjarreve masive që kanë përfshirë vendin.

Green tha për NBC News se se mund të duhen deri në 10 ditë për të mësuar numrin e saktë të viktimave.

“Nuk ka asgjë për të parë përveç shkatërrimit të plotë,” u shpreh ai.

Numri i të vdekurve u rrit në 96 të dielën, duke e bërë këtë fatkeqësinë natyrore më vdekjeprurëse në SHBA në më shumë se një shekull.

Pothuajse i gjithë qyteti i Lahaina u shkatërrua nga zjarri. Që nga e shtuna, zyrtarët në Lahaina thanë se vetëm 3% e qytetit ishte kontrolluar deri më tani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu