Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica do të jetë pjesë e Besiktas për 4 vitet e ardhshme. Anësori do të nënshkruaj një kontratë 4 vjeçare me bardhezinjtë e Stambollit.
Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e rivalëve të Galatasaray në formë huazimi nga Norwich. Por skuadra e Besiktas vendosi ta blej përfundimisht kartonin e Rashicës.
Kjo lëvizje e befasishme u përfol ditët e fundit dhe mbrëmjen e djeshme u arrit marrëveshja mes klubit anlgez të Norwich dhe drejtuesve të Besiktas.
Për mediat turke 27 vjeçari u shpreh shumë i lumtur për këtë transferim. Shifra e këtij operacioni kap vlerën e 5.5 milionë eurove.





