Në laboratorin e Spitalit Rajonal në Kukës, që nga data 15 gusht, qytetarët me sëmundje kronike nuk mund të bëjnë analizat, pavarësisht se disponojnë rekomandimin e mjekut të familjes.
Ata duhet të paraqiten vetëm pas datës 1 shtator. Kjo ka ardhur për shkak se numri i analizave mujore është ezauruar.
Ndërsa Drejtori i Spitalit Rajonal të Kukësit, Sulejman Sokoli deklaron se puna në këtë laborator nuk është ndërprerë, kryen analiza për pacientët e urgjencës dhe ata të shtruar në spital, por për ata që janë me sëmundje kronike dhe që nuk janë të shtruar ka një moskoordinim me qendrat shendetësore dhe mjekët e familjes në lidhje me kryerjen e analizave.
Sherbimi i analizave laboratorike në Spitalin Rajonal të Kukësit prej gjashtë muajsh i ka kaluar privatit.
Ky shërbim bëhet me një numër mesatar analizash 2 deri 3 mijë të tilla në muaj.
Kur ky numër kalohet shërbimi ndërpritet për qytetarët e të sëmurët kronik që trajtohen në kushte shtëpie.





