Kamerat filmojnë hajdutin e supermarketit në Korçë. I riu i pa maskuar kërcënon me thikë shitesen dhe mbush xhepat me lekë (Video)

0

Sigurohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë ku një person shihet qartë duke hyrë në ambientet e brendshme të një supermaketi i cili ndodhet e një prej bulevardeve kryesore të qytetit të Korçës

Pamjet e siguruara tregojnë të riun i cili i pamaskuar hyn brenda dhe i drejtohet kasës, aty ku gjendeshin dhe leket e xhiros ditore deri në ato momente.

Pumojeset e supermarketit kanë deklaruar për oficerët e policisë se i riu i ka kërcënuar me thikë dhe në rrethana të tilla kanë qenë të detyruara të dorëzojnë shumën prej afro 100.000 lek te reja.

Policia ka sekuestruar pamjet e biznesit ku është realizuar vjedhja si dhe pamjet të bizneseve të tjera përgjatë këtij bulevardi për të bërë të mundur identifikimin e këtij personi.

Policia mësohet se ka pamje të mjaftueshme për të shkuar tek autori i kësaj ngjarje.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu