Kërcënoi me thikë shitësen dhe mori paratë, arrestohet 20-vjeçari që vodhi supermarketin në Korçë

0

Arrestohet 20-vjeçari i cili vodhi një shumë lekesh në një supermarket në Korçë ditën e sotme.

Pas kontrolleve të intensifikuara të policisë në qytet, u arrit kapja e autorit Orges Munushtiri. 20-vjeçari ka marrë paratë e xhiros ditore që ishin në kasë.

Ai njihet nga policia si përdorues i lëndëve narkotike dhe dyshohej që mund të kryente edhe ngjarje të tjera si vjedhja e sotme. Ai hyri në supermarket dhe kërcënoi me thikë shitësen, e pasi mori paratë u largua.

Pamjet e kamerave të sigurisë ndihmuan policinë për identifikimin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu