Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, për biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv. ministrin Klodian Rrepaj, të arrestuar për koncesionin e sterilizimit.
Klodian Rrjepaj, në cilësinë e kryetarit të komisionit për koncensionarin me vlerë fillstare 9.6 miliardë lekë përfundoi nën arrest me burg për akuzën, teksa shpërdorim detyre, biznesmeni Ilir Rrapaj akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda dhe që kryeson konsorciumin.
Veç tetë personave, GJKKO i ka sugjeruar SPAK-ut që të ushtrojë ndjekje penale edhe për gjashtë persona të tjerë, përfshirë edhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani. SPAK shprehet se ka veçuar hetimet edhe për persona të tjerë të dyshuar në kontratën e partneritetit publik privat, të kallëzuar dhjetorin e 2019 nga “Nisma Thurje”.
Kujtojmë se kontrata e sterilizimit u firmos në vitin 2015 nga ministri i Shëndetësisë dhe biznesmenit të kompanisë “Sani Service”, ndërsa edhe pse u kundërshtua nga ish ministri i Financave, edhe ai e miratoi.
Shkëlqim Cani ishte në SPAK një ditë më parë për këtë çështje si person që ka dijeni, pavarësisht se Gjykata Antikorrupsion ka vënë në pikëpyetje rolin e tij.
Gjithashtu Gjykata e Posaçme kërkoi vënien në lëvizje të ILDKPI për të shpallur të pavlefshme kontratën e sterilizimit, pasi u firmos në kushtet e konfliktit të interesave.
Masat administrative:
Arrest me burg:
Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë
Ilir Rrapaj, biznesmen
Arrest shtëpie:
Saimir Kadiu, ish-drejtor ekonomik MSH
M. S., drejtoreshe juridike
Detyrim paraqitje
Arben Gjata
Pertef Mersini
Genc Burazeri
Naile Ajazi