Pushimet në Shqipëri jo për të gjithë turistët italianë janë të lira dhe të bukura.
Një përdoruese e rrjeteve sociale, nën emrin Antonella Bux, ka treguar se qëndrimi në Shqipëri për të ishte makth.
Ajo thotë se njerëzit ishin të vrazhdë dhe të fiksuar pas parave, ndërsa shprehet po ashtu se shqiptarët ushqehen keq.
‘Unë jam në Shqipëri dhe për fat po iki nesër. Pata një javë makthi. Ata janë të fiksuar pas parave dhe janë thellësisht të vrazhdë (sidomos në Sarandë). Në dyqane ju rastisin të njëjtët pronarë, të cilët janë nervozë dhe të paaftë për të menaxhuar një numër kaq të madh turistësh. Çmimet janë gjithçka, përveçse të lira (8,70 € ) dhe të gjitha produktet italiane i gjen me çmime trefishuar në të gjitha tregjet.
Në Ksamil morëm me qira një skuter uji duke paguar 60,00 € për 30 minuta dhe pas 15 minutash djali me një ton vrasës na detyroi të zbrisnim duke pretenduar se kishte kaluar gjysmë ore. Fatmirësisht kishte nga ata që mund të dëshmonin orën në dorë, edhe pse ishte e kotë. Më në fund zbritëm.
Në restorante ushqehesh keq, duan të të ofrojnë kuzhinë italiane por as nuk e dinë se çfarë është. Ne hëngrëm vetëm një vakt të shkëlqyeshëm në shtëpinë e Midhjes, e cila na shërbeu ushqim cilësor me shërbim të denjë për restorantin. Të gjithë të tjerët nuk vendosën as peceta në tryezë. Standartet higjienike inekzistente, rrugët qelben shumë sepse janë plot me plehra dhe askush nuk pastron. Nëse ecni në trotuare, nuk mund të merrni frymë. Sot po shkojme në nje ekskursion qe na mban te zene gjithe diten dhe pas kaq peripecive zbuloj në kthim, 16 ore pas nisjes, se autobusi ishte nisur. Unë me dy fëmijë të mitur dhe 11 persona të tjerë, ishim në një vend tjetër nga ku kisha rënë dakord, rreth 20 km larg.
Djali duke bërtitur në telefon më thotë të zbres dhe të marr një taksi (ishim një grup prej 14 personash). Unë kundërshtoj dhe me një ton akoma më të madh i them se po telefonoj menjëherë policinë. Kur dëgjojmë fjalën polici, djali ndryshon mendje dhe vendos të na çojë atje ku na kishte marrë. Nga ora 7 e mëngjesit të sotëm praktikisht u ktheva në shtëpi në 1 të mëngjesit.”- shkruan italiania.