Peshku që të bën për spital! Në plazhin e Darëzezës ndodhin shpesh pickime nga peshku harabel

0

Në qendrën shëndetësore verore Darëzezë këtë sezon janë regjistruar me qindra raste të pushuesve me probleme shëndetësore.

Mjekët e kësaj qendre thonë se pickimet nga peshku harabel dhe insektet, dehidratimi dhe alergjitë, përbëjnë rastet më të shpeshta të pushuesve vendas e të huaj, që frekuentojnë vijën bregdetare të Darëzezës në Fier.

Ndërkohë ata thonë në fundjavë numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore është edhe më i lartë duke arritur deri në 30 vizita ditore.

Rastet më të shpeshta të këtij sezoni veror janë nga pickimet e peshkut harabel, i cili sipas mjekêve shkakton dhimbje të forta, kryesisht tek fëmijët që rrinë zbathur në plazh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu